Deputeti i VV-së kundër kolegëve nga “Guxo”: Pagat për mësimdhënësit le t’i paguajë SBASHK-u

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se SBASHK-u i ka refuzuar 6 oferta e ndërmjetësime për ndërprerjen e grevës “pa ja marrë mendimin anëtarësisë”, ndërsa shton se kur u pyet anëtarësia “shumica votuar kundër grevës”.

Sipas tij, “kjo po i bie që kryesia e SBAShK-ut pa ndonjë plan të qartë dhe pa mbështetjen e mësimdhënësve, i ka mbajtur fëmijët jashtë shkollave për një muaj dhe arsimtarët pa punë për një muaj”.

Ai thotë se SBASHK-u duhet t’ua kompensojë fëmijëve orët e humbura dhe mësimdhënësve pagat e humbura.
Postimi i plotë:

Kryesia e SBAShK-ut i ka refuzuar 6 oferta e ndërmjetësime për ndërprerjen e grevës pa ja marrë mendimin e anëtarësisë. E kur u pyet anëtarësia, shumica votuan kundër grevës. Kjo po i bie që kryesia e SBAShK-ut pa ndonjë plan të qartë dhe pa mbështetjen e mësimdhënësve, i ka mbajtur fëmijët jashtë shkollave për një muaj dhe arsimtarët pa punë për një muaj. Fëmijëve duhet t’ua kompensojë orët e humbura. Mësimdhënësve t’ua kompensojë pagat e humbura.