Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në ora 10:00. Aty do të diskutohet për rendin e ditës të seancës së ardhshme të Kuvendit. Një nga pikat e propozuara është interpelanca me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
Nëse miratohet propozimi, Murati duhet t’i përgjigjet Kuvendit për “Cenimin e të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.
Për dy çështjet e para ka pasur grevë dhe nuk dihet nëse punojësitë publikë grevistë do t’i marrin pagat e shtatorit.
Ndërkaq në rastin e tretë Asociacioni i Komunave të Kosovës ka hedhur Kritika mbi ekzekutivin për cenimin e decentralizimit. /Express