Një tjetër çudi është regjistruar në Librazhd, një gjel ka bërë një vezë e cila është pothuajse sa dyfishi i vezëve normale. Kjo ka ndodhur në shtëpinë Llazi V. një ish veterineri. Zenepja e zonja e shtëpisë tregon:
“Dy tre ditë që se shikoja mirë gjelin, rrinte në furrik. Epo thash unë vete pas pulave. Prit se po del, s’ka.
Kur shikoj unë, vezën ky. Besomë që më dridhesh trupi edhe sytë me lot mu mbushën nga ajo që pash. O Zot u përmbys dynjaja thash. Kam rritur gjithë këto pula, gjithë këto gjëra, derra, nuk ka bërë vaki që të vete unë,
se nuk dilte gjeli mezallah nga furriku, ngrohte vezë. Allah thash unë, ça ka ky mo që rri kshu kur shikoj unë, vezën”.
“Si ky gjel dhe ajo pulë nuk ka dalë ndonjëherë, kam 30 vjet që, megjithëse jam dhe specialist, jam veteriner”.
Familja e Llazi V. jeton në qytetin e Librazhdit dhe ka mbajtur shpend e derra edhe para viteve ‘90. Ndërkohë të zotët e gjelit përjashtojnë mundësinë e ndonjë kryqëzimi sepse nuk ka asnjë pulë apo shpend tjetër afër.