Gjatë intervistës së fundit përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone”, ish-deputeti Milaim Zeka, ka folur për herë të parë për tradhëtinë.
Ai u shpreh se një nga gjërat që i ka kërkuar bashkëshortes së tij që në fillim është të mos e tradhëtojë me shqiptar.
“I kam thënë që nëse më tradhëton, bëje me të huaj, jo me shqiptar. Sepse shqiptari del e thotë: Fjeta me gruan e Milaim Zekës” u shpreh ai.
I pyetur mëpas nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do ta falte tradhëtinë, ai tha:
“Nëse gruaja ime, do të ishte ulur përpara meje dhe do të më kishte thënë të kam tradhëtuar për këtë arsye, dhe më bind me shpjegimin e saj, me arsyen pse më ka tradhëtuar, sigurisht që do t`ia falja dhe kurrë në jetë nuk do t`ia përmendja”.