Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka njihet për deklaratat e tij.
Së fundmi ai ishte pjesë e emisionit “Glamour Zone” në “RTV Ora”, ku dha disa komente për aktorin Donald Veshaj.
Ai kujtoi kohën kur donaldi ishte pjesë e spektaklit “BBV”, ku ndër tjerash tha se ai nuk di të sillet.
“Jam i sigurt që ai as dashuri nuk di të bëjë. Se unë nuk kam bërë dashuri me Donaldin, nuk e di a di apo nuk di. Por problemi ka qenë mënyra si është sjell ai në Big brother me Beatrix, më ka lënë të kuptoj që ai njeri nuk di as të dojë, as të sillet”, tha ai. /Lajmi/