Ditëve të fundit janë dhënë indikacione të vazhdueshme që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë brenda këtij viti.
Kjo gjë ka nxitur partitë opozitare që të nisin “luftën” e meritave në këtë proces të stërzgjatur.
Aktori Çun Lajçi ka komentuar këtë situatë në një postim në Facebook. Kështu, ai ka thënë se ka menduar që për liberalizimin do të gëzoheshin të gjithë, e jo të nis shtyrja se kush e solli liberalizmin e vizave.
Postimi i plotë:
Unë e kam nji hall t’madh.
S’po m’intereson a po na hiqen vizat, po kujt po i mbetët merita?!
Trokaqa kujt po i mbetët n’qafë?
Kallxomni, se ket hall s’e kam veç unë! E kan të gjitha partitë n’pushtet.
Qysh tash po shkruejnë: __Mos t’kujton Kurti se asht meritë e tij!
Unë kujtojsha se po gëzohen për popullin e vet ! Mendojsha se duhet mu gëzua, pavarësisht se “Kush e solli Doruntinën” e jo mu shty e kujt asht merita.
Peshku n’det e felterja n’zjarm!
Mos u përzhitni o shqiptarë, se vizat i liberalizon Brukseli, jo VV! JO AAK! Jo PDK! JO LDK!
Le t’liberalizohen njiherë, se meritat po ua varim n’qafa si kumonët e ugiçëve e bani rraka-rraka ditë e natë!