Ndërkaq, Aida Callakoviq, nga komuniteti boshnjak që ishte pjesëmarrëse në këtë event, tregoi se është hera parë që ka parë ngjarje të tillë, duke thënë se është diçka jashtëzakonisht e bukur.
“Për mua është hera e parë që shoh diçka të tillë, është jashtëzakonisht ngjarje e bukur, janë mbledhur të rinjtë…Porosia ime për të rinjtë është që të dëgjojnë muzikë, të shoqërohen, të pijnë kafe së bashku, dhe të kënaqen në jetë sikur bëjnë të gjithë”, u shpreh Callakoviq.
Në anën tjetër, Arian Tahiri, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, falënderoi organizatorin për një ngjarje të tillë të cilën e quajti ide të shkëlqyeshme.
Sipas tij, ngjarjet e tilla janë të rëndësishme edhe për faktin se kontribuojnë që politika të vihet në plan të dytë dhe në pah të vendosen elementet të cilat bashkojnë qytetarët, siç janë kultura, arti, sporti dhe të ngjashme.
“Është një organizim i shkëlqyeshëm për çka dua ta falënderoj organizatorin, si ide është e shkëlqyeshme gjithashtu sepse krijon mundësi bashkëpunimi në mes të qytetarëve të Mitrovicës pa dallim kombësie…Është e rëndësishme edhe për faktin se në një formë po kontribuon që politika të vendoset në rend të dytë dhe në pah të vendosë elementet tjera të cilat i bashkojnë njerëzit, siç janë kultura, arti, sporti, por edhe elementet tjera”, potencoi Tahiri.
Ndryshe, ky aktivitet që do të zgjasë sot deri në orët e vona të mbrëmjes, u mbështet nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë, në partneritet me ‘Youth Initiative for Human Rights’ (YIHR) dhe ‘New Social Initiative”.