Cong Yan, 54 vjeç, nga qyteti Jilin, në provincën kineze me të njëjtin emër, është bërë mjaft i njohur, për programin e tij të përditshëm të fitnesit, të cilin ai e kryen me një bllok betoni 40 kilogram në ekuilibër në kokë. Yan, 163 cm i gjatë, shkon për shëtitje të përditshme në vendlindjen e tij me bllok betoni në kokë.
Gjithçka filloi kur Yan vendosi të humbasë peshë pasi arriti 115 kg. Ai filloi me një gur 15 kg përpara se të kalonte gradualisht në 30 kg në peshën e tij aktuale 40 kg. Kështu që Cong arriti të humbte rreth 30 kg duke ecur 1,5 km çdo ditë.