Zeka: E kam parë draftin për ‘Zajednicën’

Analisti Milaim Zeka ka deklaruar se është shumë i bindur se në bazë të informacioneve tij se ekziston një draft për ‘Zajednicën’, raporton Paparaci.

Sipas tij, ky draft vetëm mund të plotësohet anash.

“Fatmir Sheholli e dinë që ne e kemi pa këtë draft, skeletin e draftin. Është lehtë për njerëz që s’kanë fare përgjegjësi për fjalën publike. Unë po të kallxoj që në katin e tetë të një hoteli në Prishtinë, jo larg qendrës e kemi parë atë draft. Mos kërko prej neve kush na e ka tregu”, deklaroi ai në Kanal 10.