Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, thotë se mediat e Beogradit kanë shpifur kundër tij. Në një gazetë është shkruar kinse ai po ndjell luftë.
Postimi i plotë:
Mediat e Beogradit paskan shpifur se unë po kërkoj luftë. Ja se çfarë paskan shkruar:
“E NDJELL LUFTEN Bashkëpunëtori i Kurtit: Kosova është e gatshme, jemi të armatosur!
Deputeti i Levizjes të cilën e drejton kryeministri kosovar hapur ka kanosur me konflikt. Ky është vetëm njeri nga vargu i provokimeve të fundit që vijnë nga Prishtina”.
Serbia na do të dobët dhe të përçarë por nuk jemi të dobët. Prandaj në raport me ta duhet të jemi të bashkuar e ashtu jemi më të fuqishëm. Është Serbia ajo e cila po provokon, mirëpo ne as nuk biem pre e tyre e as nuk kemi pse t’i frikësohemi asaj!