Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.
Postimi i plotë i ministres Belinda Balluku:
Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kwh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të situates energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!
Nga 1 Tetori deri më 31 Dhjetor, shqiptarët do duhet ta paguajnë energjinë elektrike 4 herë më shumë për kilovat nëse kalojnë shifrën e 800 kWh.