Gabimet që paskemi bërë gjithmonë, ja si duhen hekurosur rrobat varësisht nga materiali

Gabimet që paskemi bërë gjithmonë, ja si duhen hekurosur rrobat varësisht nga materiali

Jo të gjitha materialet hekurosen njësoj, por këtë, fateqësisht e mëson vetëm pasi ke prishur një, dy ,tre ose më shumë rroba. Ndonëse etikat e veshjeve mbartin disa informacione kyç për larjes e hekurosjen e rrobave, ndodh rrallë që ne t’i ndjekim këto udhëzime.

Për të mos dëmtuar më veshje, të paktën ndiqni këshillat.

-Pambuku: Hekuri mund të gradohet në maksimum pasi ky material është shumë i mirë. Duket të keni kujdes vetëm nëse në sipërfaqen e bluzës keni të stampuara figura . Stampat nuk duhen hekurosur.

-Lino: Veshjet lino duhen kthyer gjithnjë mbrapsht e më pas të hekurosen. Pëlhura nuk duhet të jetë shumë e thatë dhe herë pas here duhet ta spruconi veshjen me ujin e hekurit apo avull.

-Leshi: Ky material kërkon nxehtësi të ulet. Për të mbrojtur materailin mund të vendosni gjithashtu një copë pambuku mbi rrobë në mënyrë që të mos dëmtoni qimet e veshjes.

-Mëndafshi: Nxhetësia duhet të jetë minimale dhe asnjëherë nuk duhet ta vendosni hekurin direkt në mëndafsh.

-Poliester: Hekurosini këto veshje me nxehtësi mesatarisht të ulët, spërkateni sipas nevojës, por shmangni avullimin.

-Nailoni: Njësoj si poliestra dhe nailoni duhet hekurosur me gradim të ulet dhe të shmanget avulli.

-Akrilik: Sigurohuni që veshjet akrilik të jenë të kthyera mbrapsht para se t’i hekurosni dhe kurrë mos krijoni avull për t’i hekurosur më mirë, pasi thjesht mund të dëmtoni materialin.

-Dantella: Duhet të jetë tërësisht e thatë e të mbrohet me një copë tjetër përpara se të hekuroset.

-Kadife zero : Asnjëherë mos e hekurosni, ky material duhet vetem të trajtohet me avull.

-Lesh kashmiri: E njëja gjë si me materialin velvet.