Kryeministri Edi Rama tha se kompania SHELL po bën të gjithë testet lidhur me sasinë e madhe të gazit dhe nafës të zbuluar në Shpirag.
Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama se nëse arrihet të komericalizohet nafta e zbuluar e cila siç tha është e një cilësie shumë të lartë, Shqipëria do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.
Është cilësia më e lartë në botë, super e lehtë. Problemi është te komercializmi i saj se është shumë thellë.
SHELL po teston nëse ka sasinë e mjaftueshme për të justifikuar investimin.
Bëhet fjalë për të ardhura që ndryshojnë fuqinë ekonomike të Shqipërisë.
Por kjo është një ëndërr e bukur për momentin se nuk mund ta themi me siguri se mund ta komercializojmë naftën shqiptare”, tha Rama.