I këndoi gjyshes që nuk jetonte më, konkurrentja e “The Voice” “ngrin” në vend anëtaren e jurisë (video)

Këngëtarja e njohur e muzikës italiane Laura Pausini ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në premierën e sezonit të ri të “The Voice”.

Ajo ishte e ngurtësuar, e palëvizshme, e paaftë për të reaguar kur dëgjonte “En cambio, no” të interpretuar nga Alba Ed-Dounia. Butoni nuk mundi të aktivizohej. Laura nuk mundi të kthehej…

E reja ia kushtoi këtë interpretim gjyshes së saj të ndjerë, që u nda nga jeta së fundi, por artistja italiane nuk u kthye për ta rrëmbyer në ekipin e saj për shkak të një situate komplekse, që iu desh të arsyetonte më vonë.

Pausini dha shpjegimet e saj: “Ishte një moment shumë delikat në jetën time. Të mendoj se kjo vajzë ka zgjedhur atë këngë më bën të ndihem mirë”.

Ndërsa Laura Pausini ishte e shtangur, e paaftë për të artikuluar dhe bërë një lëvizje të vetme, pjesa tjetër e jurisë e aktivizuan butonin. Së pari Pablo dhe Antonio u kthyen pothuajse në të njëjtën kohë, pak më vonë edhe Luis Fonsi.

Dhe italianja vazhdonte të shpjegonte ndjenjat e saj. “Ti fol, unë nuk mundem”, – vuri në dukje me zë të thyer, kur konkurrentja mbaroi së kënduari.