Maqedonasja Bojana Stefanovska është një nga ata protagonistë që përkrahë miratimin e ligjit për gjuhët dhe se sipas saj dygjuhësia është pasuri për Maqedoninë.
Në rrjetet sociale ka bërë bujë një porosi e saj që është shpërndarë, edhe pse në të dhënat e saj biografike shkruan se është nga Manastiri por që jeton dhe punon në Londër.
Ajo këtë e ka përcjellë përmes një postimi në facebook, duke shkruar.
“Sot jam shumë e lumtur. Atdheu im po hapëron drejt rrugës demokratike. Shqiptarët janë bashkëqytetarët tanë dhe i meritojnë të drejtat e tyre. Dygjuhësia është pasuri për vendin. VMRO-DPMNE po përhapë urrejtje dhe bën thirrje për vdekje. Koha është që
maqedonasit të fillojnë të mësojnë gjuhë në shekullin 21”, ka shkruar Stefanovska.
Në profilin e saj shkruan se ajo gjimnazin ka mbaruar në Manastir, ndërsa studimet master për ekonomi në Universitetin e Londrës, derisa fakultetin në Universitetin e Leeds.