Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çështja e asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është duke u bërë më e madhe se sa duhet.
Ai ka shtuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.
“Kjo çështje po fryhet aq shumë sa nuk e meriton të bëhet aq shumë e madhe. Mendoj që duhet që këtë çështje ta demistifikojmë dhe duke e zgjedhur atë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai në televizionin publik.