Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka treguar për një pikë të kryeministrit Kurti që pajtohet 100 për qind me të.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se përmendja e rrezikut të luftës nga ana e Kurtit në çdo medium ndërkombëtar është veprim i duhur.
“Letra që dy këshilltarët e Macron dhe Scholz që po ia cojnë Kurtit e Vuciq, a e ke pa që aty e përmendin luftën në mënyrë më të sostifikume. Po thotë që duhet me gjete sa ma shpejtë një marrëveshje që i normalizon raportet mes Kosovës dhe Serbisë, sepse është rrezik stabiliteti regjional, e për rrjedhojë stabiliteti në Evrope e për rrjedhojë edhe në botë, pra këtu mundet me pas konflikt”, tha ai.
Tutje, ai tha se Kosova është në rrezik, pasi që sipas tij, në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia do të tentojë të futet në Kosovë me forca policore e ushtarake.
“Pse duhet me përmend kryeministri luftën në cdo medium? S’ka rrezik prej luftës sepse ne e kemi KFOR’in këtu. Po Ne e kemi pas edhe trupat e perandorisë osmane para vitit 1912, po u largun u fut Serbia dhe i vrajti 25 mijë njerëz. I kemi pas edhe trupat austro hungraze, po u larguan në vitin 1918 dhe erdh Serbia e i vrau 10 mijë njerëz, i kemi pas edhe trupat italiane e gjermane në vitin 1945, po u larguan dhe erdh Serbia i vrajti nja 5-6 mijë njerëz.
Cka bën kryeministri në këtë pikë? Kjo është e vetmja pikë që unë pajtohem plotësisht 100 për qind me to, raportet me Serbinë dhe tema e luftës që e përmend në cdo medium ndërkombëtar. Ne jemi në rrezik prej kësaj, në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia automatikisht, tenton me u fut me forca policore ushtarake këtu. Sepse historia na mëson këtë”, tha ai.