Janë në pyetje 25 mijë mësimdhënës e jo Rrahman Jashari, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën parlamentare ku po diskutohet greva në arsim.
Me pagën aktuale mësimdhënësait mezi ose nuk e kalojnë muajin fare, u shpreh Tahiri, derisa tha se inflacioni ka arritur deri në 30% te disa gjëra elementare ushqimore.
Në një situatë ku 320 mijë nxënës janë jashtë shkolla, Tahiri tha se “Kurti s’do të duhej ta zinte gjumi”, por, siç tha ai, ekzistoin “moskokëçarje” rreth gjendjej.
“Kryeministri jonë me të vëretë e ka një problem të madh diku”.
Është e patolerueshme, u shpreh Abelard Tahiri, siç tha ai “luajtja me ndjenjat e mësimdhënësve” nga kryeministri dhe ministra i financave me vonesën e pagave për mësimdhënësve, siç qe rasti në fillim të këtij muaji.
“Me atë pagë pagujnë kredi, ushqehen, shkollojnë fëmijët, e kalojnë muajin. Kjo është e papranueshme”, tha deputeti.
Masat e marra nga Qeveria e Kosovës me pakon e anti-inflacioan, Tahiri i quajti “ad hoc dhe të pamjaftueshme”, derisa shtoi se kjo është indikator i “mosdijes dhe mungesës së vizionit”.
Nga, siç tha ai, përvoja e tij në qeveritë e kaluara, Tahiri tha se “po të mos ishin rritur rrogat më 2011 dhe 2014, situata do të kishte qenë e mjerueshme”.
“Keni përgjegjësi të madhe, s’mund të rrini duarkryq kur po hyjmë edhe në javën e 5’të të grevës. Duhet të ndërmerrni iniciativë për marrëveshje e cila ai kthen fëmijët në shkolla”, tha Abelard Tahiri.