Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar nga Qeveria zgjidhje për grevën që është lidhur në nyje që sa javë dhe nuk po arrihet marrëveshje.
Haxhiu iu drejtua partisë në pushtet, Vetëvendosjes, se duhet të punojnë që ta gjejnë një zgjidhje, duke ironizuar me fitoren e tyre.
“1 herë keni fitu, 10 herë keni hup. Punoni more, se fmija të shpija jonë. Menoni që qytetarët kanë me votu SBASHK-un. Ata i votojnë ata që i zgjedhin problemet”, tha Haxhiu, raporton Sinjali.
Gjatë fjalimit të tij, ai po ashtu pati një moment nervoze, kur një deputet i LVV-së ndërhynte.
Haxhiu iu drejtua me fjalët: “Krejt po i dijshe ti, more burrë, me kë jam unë. Rri mor palohu”.