A ekzistojnë vërtetë magjitë? Shumë njerëz as që besojnë fare tek magjitë, ndërsa shumë të tjerë besojnë shumë dhe janë shumë të frikësuar.
Bukuria, një telefonuese nga Italia, dha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan mendimin e saj për martesat me diferencë të madhe moshe. Vetë Bukuria është 65 vjeçe dhe thotë se me ish-bashkëshortin e saj kanë pasur vetëm pak muaj diferencë, ndaj nuk është pro diferencave të mëdha.
Maksimumi që ajo sugjeron është 5 vite sepse jeta dhe dashuria janë më të forta. Nisur nga kjo, Bukuria zbulon edhe arsyen e divorcit që i dha fund një dashurie të flaktë me bashkëshortin.
Bukuria: Ai ishte 6 muaj më i madh se unë dhe nuk ka thënë asnjëherë “hë moj mbylle gojën ti se je më e vogël se unë”. Asnjëherë. Ne ishim shokë, përqafoheshim më shumë, duheshim më shumë, kupton? Kam kaluar një jetë të mrekullueshme.
Albana Çaushaj: Po mund të duhesh edhe me një 6 vite më të madh. Bukuria: U ndamë vetëm nga xhelozia sepse nuk më donin njerëzit e burrit se isha e bukur, isha nga një familje e lartë.
Edhe pse Aldo i dha si shembull rastin e Silvio Berlusconi me partneren e tij të re, Bukuria vazhdon t’i qëndrojë stoike mendimit të saj sepse mendon se nuk ka dashuri. Madje ajo dha edhe shembuj të mikeshave që janë martuar me partnerë 20 ose 30 vjet më të mëdhenj se ato.