Nuk ka luajtur asnjë minutë futboll profesionist, por kushton 32 milionë euro – Barcelona e do me çdo kusht Endrick

Barcelona do të zhvillojë një takim me agjentin e 16-vjeçarit të Palmeiras, Endrick Felipe, në ditët në vijim.

Djaloshi nuk ka luajtur asnjë minutë profesionist, ndërsa nënshkroi kontratë me klubin brazilian këtë verë dhe ka një klauzolë që mund të aktivizohet për tu larguar dhe Barcelona është gati ta aktivizojë.

Përfaqësuesit e Barcelonës kanë udhëtuar drejt Sao Paulos për një marrëveshje me Palmeiras me synimin që të shprehin interesimin për futbollistin e ri që mbulon pozicionet e sulmit dhe për të nisur negociatat me klubin e tij.

Çmimi i tij është 32 milionë euro dhe Barcelona duket e gatshme ta paguajë këtë shumë.

Ideja e katalanasve është që verën e ardhshme të nënshkruajnë kontratë me të dhe ta sjellin në klub në vitin 2024, kur do të jetë 18 vjeç.

Reklama
Për futbollistin e ri ka shfaqur interes edhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/