Sopranoja kosovare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi do të performojë në një ngjarje të njohur botërore të operas.
Ajo ka njoftuar se do të prezantojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”.
“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju.
Për herë të parë në histori të konkursit “BBC Cardiff Singer of the World”, do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë” shkruan Elbenita Kajtazi në njoftim.
Elbenita ishte vetëm 9-vjeçare në vitin 1999, atëherë kur lufta kishte arrit në kulmin e saj.
Elbenita me një shishe qumësht në dorë është fotografia që një shok i fëmijërisë i ka dërguar mbrëmë Elbenites, e kjo e ka emocionuar pafund sopranon dhe e ka kthyer në kohë. Prapa kësaj fotografia fshihet një histori inspiruese, të cilën ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Facebook.