I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra ka folur ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7 lidhur me përmendjen e emrit të tij si i dyshuar lidhur me rastin në fjalë.
Ai foli për fotografinë e publikuar ku shihet me deputetin e LDK’së, Driton Selmanaj.
Kodra thotë se ndihet keq për shkak që është përmendur edhe emri i tij lidhur me rastin, por megjithatë thotë se e ka parë Selmanaj vetëm në atë darkë dhe asnjëherë tjetër.
“Më vjen shumë keq për atë person se është figurë e keni marrë nëpër gojë, tu e lidh me mu. Cdo gjë është kot këtu. Kam qenë në Kosovë me gjithë një nip temin dhe me një person, mik të nipit tem që nusja e tij shkon në Zvicër. Kemi shku në Kosovë, jena ftu për një darkë dhe e kemi gjetë atë person aty, deri vonë fare nuk e kom ditë që ka qenë deputet. Kena hanger dhe kemi pi, kemi ndejt 2 apo 3 orë. Unë në jetën tem nuk e kam parë asnjëherë vetëm atë ditë. As emrin nuk ia di. Tash ia kom msu emrin. Ai ëhstë burrë i nderum dhe zotëri. Nuk është se kom ndejt shumë me to që me ia mbajt emrin në mend”, tha ai.