Studiuesi i filozofisë dhe opinionisti Ismail Tasholli ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook pas incidentit verbal që ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar ku pati një përplasje midis deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharit.
Në reagimin e tij në Facebook, Tasholli ka thënë se deputeti Dimal Basha “është diagnoza e kësaj Qeverie”, duke iu referuar deklaratave të tij sot drejtuar kreut të SBASHK-ut.
“Po besoj që tash krejt pe dini, Dimal Basha është diagnoza e kësaj Qeverie.”, shkruan Tasholli.
Debati në Komisionin Parlamentar sot u përcoll me tensione të mëdha. Kryesisht, Dimal Basha ishte i ashpër në gjuhën e tij ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.
Jasharaj lëshoi mbledhjen pasi deputeti i VV-së, Dimal Basha filloi të bërtasë duke thënë se grevat kanë qëllime politike.
“Tjetër sen është, a e sinqertë kërkesa. Me kanë e sinqertë, ish mbajtë në korrik greva. Për ta kuptuar pse s’janë të sinqerta, vet kryetari i SBASHK-ut, thotë midis parlamentit mos ja jep fjalën. Kjo kallzon për mentalitetin e një njerit dhe të operimit të tij”, tha Basha.
Madje për një moment, një anëtar i SBASHK-ut, i kërkoi Bashës “të mos i jap zor”.
Por kjo nuk e ndaloi Bashën, që filloi ta luaj rolin e shefit të Kuvendit.