Gazetarja e njohur, Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ka nisur një rrugëtim më ndryshe në televizion, duke u bërë pjesë e spektaklit të këcimit “Dance With Me.”
Sot ajo ka bërë edhe performancën e parë para jurisë së spektaklit, ku pas kërimit u pyet se si e lejoi bashkëshorti i saj, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, që të merrë pjesë në kërë kërcim.
“Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë, i thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion, kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu.
Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, u shpreh Anita Haradinaj./Panorama/