Një makinë larëse mund të jetë një konsumator i madh i energjisë elektrike pa e ditur ju. Nëse dëshironi të kurseni, anashkaloni programin e paralarjes. Është e nevojshme vetëm nëse rrobat janë jashtëzakonisht të ndotura, gjë që rrallë ndodh nga veshja.
Megjithatë, nëse rrobat janë mjaft të ndotura, zhytini në ujë një ditë para larjes, gjë që është më mirë sesa të shpenzoni energji elektrike për larjen paraprake.
Zierja në temperaturë të lartë nuk është e nevojshme. Nga 95 gradë mund ta zvogëloni në 60. Domethënë, shumica e alergeneve vdesin në temperatura 60 gradë, kështu që zierja në temperatura më të larta nuk është e nevojshme, kurse kursimi është deri në 50%.
Më pas, lani rrobat vetëm kur të keni mjaftueshëm për të mbushur kazanin. Mos ndizni një makinë gjysmë bosh sepse në këtë mënyrë jeni në humbje, shkruan Alsat M.
Nëse moti është i thatë, mos përdorni tharëse rrobash, por varni në tarracë. Tharja e rrobave në tel kursen energjinë elektrike, por ruan edhe rrobat sepse tharja në makinë dëmton dhe thyen garzën në rroba të caktuara.