Më 31 gusht, Blerim Peja dhe Ibrahim Shabi, u nisën me biçikleta për në Hagë, që t’i vizitojnë ish krerët e UÇK-së.
Para pak minutash, Blerim Peja ka njoftuar se kanë arritur në Hagë, pas shumë ditësh rrugëtim me biçikleta.
“Aritja në Hagë!”, ka shkruar Peja, derisa ka postuar edhe disa fotografi.
Gjatë gjithë kohës, dyshja ka pasur të veshur një jelek me emblemën e UÇK-së në kraharor dhe në anën tjetër një mbishkrim “Lironi çlirimtarët!”, me fotografitë e gjithë atyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.