Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden sot gjatë funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Shefja e shtetit ka thënë se ka qenë nder i veçantë takimi me presidentin e ShBA-së.
Ajo tha se presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë.
“Në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani në Facebook
partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani në Facebook.