Para disa ditëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shkëmbyen disa deklarata mes tyre, të cilat ngjallën reagime të mëdha.Ishte votimi pro i Parlamentit Europian për liberalizim të vizave që nxiti kryeministrin e vendit, Albin Kurti të kërkoi nga Këshilli dhe Komisioni i BE-së t’i japin fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Pas kësaj deklarate, nuk mungoi as reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi i cili bëri apel te Bashkimi Europian që të “zbusin” kryeministrin e ri të Kosovës.Njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar qëndrimet e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti në raport me Serbinë.Zeqiraj u shpreh se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me ardhjen e Kurtit në krye të Qeverisë, nuk po ndjehet aspak komod.
“Qysh me krijimin e Qeverisë Kurti 1, presidenti serb A. Vuçiq nuk ndjehet komod. Për ndryshim nga Hashim Thaçi dhe argatët e tij Edita Tahiri, më vonë Isa Mustafa e Skënder Hyseni, duket se Albin Kurti nuk bënë pazare të pista, me fqinjët lakmitarë”, deklaroi ai.
Analisti kujtoi kohën kur Presidenti Ibrahim Rugova kishte thënë se me Serbinë duhet të bëhen bisedime vetëm për çështje teknike, ku një porosi të tillë e shkeli Hashim Thaçi me Edita Tahirin.“Bajram Kosumi, në cilësinë e kryeministrit, e kishte pyetur Presidentin Rugova, se çfarë mendonte Ai për bisedimet me Serbinë?
Dr. Rugova ishte përgjigjur se bisedime, vetëm për çështje teknike, do të këtë, por, ato duhet të afatizohen, sepse kufizimi i tyre, përshpejton proceset, në të mirë të Kosovës.Por, këtë porosi e shkeli kryeministri Hashim Thaçi, me veglën e tij, Edita Tahiri. Gënjenin e mashtronin popullin, sikur po bënin vetëm bisedime teknike me Serbinë.
Realisht, bisedimet teknike, fshehurazi, i konvertuan në bisedime politike, madje, shumë të dëmshme për Kosovën. Përgjatë 10 viteve u nënshkruan 33 marrëveshje, në mënyrë konspirative dhe hiç transparente. Prej tyre janë zbatuar vetëm pak syresh, të cilat i leverdisnin Serbisë”, theksoi Zeqiraj.
Në vazhdim, ai u shpreh se me bisedimet e stërzgjatura, në Bruksel, Serbia po rehabilitohej dhe po bënte hapa para, duke u shitur si e përgjegjshme.“Serbia, me një barrë kr imesh, në luftërat e pabarabarta, të bëra në shtetet e ish-Jugosllavisë, tashmë, me bisedimet e stërzgjatura, Serbi-Kosovë, në Bruksel, po rehabilitohej dhe po bënte hapa para, duke u shitur si e përgjegjshme, paqedashëse e paqëbërëse!E gjithë kjo periudhë, të bisedimeve të pafund dhe tejet të disfavorshme për Kosovën, ishte një “blerje kohe” për Serbinë, për t`i zvetënuar, deri në harrim, kr imet makabre e masive ndaj shqiptarëve.
Hashim Thaçi, duke përfituar nga pushteti tej mbretëror, me një opozitë formale, tashmë, të vënë në shërbim të PDK-së së tij, siç ishte LDK-ja, thelloi pazaret, shpengueshëm, me Serbinë. Ai kulmoi marrëzinë, duke paguar lobimin, për ndarjen e Kosovës! Çuditërisht, partia e tij heshti, edhe pse veprimet e tij kundërmonin tradhti”, nënvizoi analisti.
Zeqiraj përmendi përballjen e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në të cilën, Kurti e paralajmëroi presidentin serb se nuk obligohet t`i zbatojë marrëveshjet në Mynih.Analisti politik, Idriz Zeqiraj-“Ndeshja e parë Kurti-Vuçiq, ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Përballja ishte e drejtpërdrejtë dhe e ashpër. “Në mes shteteve duhet të funksionojë marrëdhënia e reciprocitetit”,- i tha Kurti Vuçiqit. Ndërsa Vuçiq u përgjigjë: “Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet!” Intrigimet Thaçi- Grenell-Mustafa-Hoti, e shpërfillën dhe injoruan Kurtin kryeministër. Por, Kurti paralajmëroi se “marrëveshjet në Mynih u nënshkruan pa njohurinë time. Dhe, nënkuptohet se ai nuk obligohet t`i zbatojë”, potencoi ai.Tutje, analisti tha se ndonëse Serbia po tenton të hiqet si viktimë, historia ka dëshmuar të kundërtën.Zeqiraj tha se thirrjet e qytetarëve për të shpëtuar nga kr imi i organizuar, korrupsioni solli në skenë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.“Serbia është e dyzuar në mes të Rusisë dhe Evropës e Amerikës. Ajo hiqet si viktimë se “fiton në luftë dhe humbë në tavolinë!” Në fakt, historia ka dëshmuar të kundërtën. Dhe, kjo ka ndodhur, duke qenë nën çadrën e Rusisë.Në kundërshtinë ndaj shefes së Kuvendit, Vjosa Osmanit, se po komenton fjalimet e deputetëve, ajo reagon: “Siç thonë amerikanët, “qyteti ka një Sherif (polic) tjetër!” Thirrja-ofshamë e popullit, për të shpëtuar nga k rimi i organizuar, korrupsioni, më shqip, hajnia zyrtare, rrjedhimisht, ngulfatja dhe kapja e tërësishme e shtetit, solli në skenë Sherifët e rinj: Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin me shokë”, deklaroi ai, shkruan “Bota sot”.Analisti përmendi edhe deklaratat kundërshtuese në mes Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, në lidhje me dialogimin dhe kri met e bëra në luftën e fundit në Kosovë
“Ka ardhur koha që Serbia “të çlirohet” nga Kosova”,- i tha kryeministrit serb Vuçiq dhe botës, kryeministri Kurti, në takimin e Mynihut. Ai i bëri thirrje botës ta ndihmojnë “çlirimin” e Serbisë nga Kosova, ashtu siç e kanë ndihmuar Kosovën, tej dy dekadave më parë, të çlirohet nga Serbia. Kurti i tha Vuçiqit se “më parë se dialogu, Serbia duhet t`i kërkoi falje popullit të Kosovës, për kr imet e bëra. Njëherësh, të fillojë kompensimin e dëmeve të shkaktuara”. Ndërkohë, Vuçiqi i bëri thirrje Evropës ta “zbusin” kryeministrin Kurti”, potencoi ai.Zeqiraj u shpreh optimist se kryeministri i ri, Albin Kurti do ta ndryshojë ‘lojën’ e Vuçiqi, pasi ai e ka lënë të hapur mundësinë e rishikim të marrëveshjeve të nënshkruara nga Hashim Thaçi.Ai e cilësoi Thaçin si person të ligë, pasi vuri në ankand tokat e Kosovës dhe e gjithë karriera e tij politike, është ndërtuar me intriga e dallavere.“I pashantazhuari, kryeministri Albin Kurti, veçsa ka nismuar t`ia “ndryshojë lojën” Vuçiqit, një lojë rutinë e bajate, të lozur, ndër vite, nga ai, me horrakët e shantazhuar, madje, të shumëfishtë të Kosovës. “Ju duhet të formoni Unionin e Komunave Serbe”,- i tha Vuçiq kryeministrit Kurti. Por, përgjigja ishte ligjore, prerazi dhe serbes: “Kushtetuta ndalon organizimin një etnik, brenda Kosovës”.Kryeministri Kurti e ka lënë të hapur rishikimin, e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, deri në zhbërje, me urdhër të Hashim Thaçit, nën presionin e shantazhit nga Serbia, në këmbim të shpëtimit të tij, nga Gjykata Speciale e Hagës, për kr ime të supozuara, gjatë dhe pas luftës. Hashimi u tregua i lig, sepse vuri në ankand tokat e Kosovës, për lirinë personale! E gjithë “karriera”” e tij politike, është ndërtuar me intriga e dallavere, deri në kr im. Është një Enver tipik, si fatkeqësi e Kosovës”, theksoi ai.Sa i përket ngjashmërisë Kurti-Thaçi, Zeqiraj tha se ata nuk kanë asnjë gjë të përbashkët.Sipas tij, Thaçi ishte shantazhues dhe frikacak, pasi ai me komandantët e tjerë, kanë heshtur dhe vazhdojnë t`i heshtin k rimet makabre të Serbisë.
Kurse, për dallim nga Hashim Thaçi, Kurti me Osmanin janë me ndërgjegje të pastër, nuk janë të inkri minuar, as me përgjakjen të shqiptarëve të pafajshëm dhe as me hajni zyrtare.“Hashimi dhe Kurti nuk kanë asnjë pikëtakimi, asnjë ngjashmëri. Hashimi ishte i shantazhuari i Vuçiqit dhe kurrë nuk mund “ta ndryshonte lojën” me shefin e tij serb. Ai premtoi të ngrinte padi kundër Dick Marty-së. Por, iu frikësua përballjes me atë. Nëse çështja e transplantit të organeve, nuk mund të vërtetohej dhe atë “betejë” e fitonte Hashimi.Por, akuzat numerike, për kri met në Kosovë, kryesisht, të pas luftës, janë faktike, varret dhe dëshmitarët janë anekënd Kosovës, të fikësuara edhe në librin e Dick Martit dhe të prokurores të Carla del Ponte. Dhe, këtë a dinë Hashimi me shokë. Andaj, edhe kanë heshtur! Njëjtë ka ndodhur edhe me komandantët tjerë, të cilët i kanë heshtur dhe vazhdojnë t`i heshtin kri met makabre të Serbisë”,Ndërkohë, Albini dhe Vjosa me shokë e shoqe, janë me ndërgjegje të pastër, nuk janë të inkr iminuar, as me përgjakjen të shqiptarëve të pafajshëm dhe as me hajni zyrtare. Dhe, ky është ndryshimi në mes Hashimit me komandantët e tij, nga njëra anë, dhe të Albinit e Vjosës, nga ana tjetër. Ishte shantazhimi i Hashimit dhe i komandantëve nga Serbia dhe i Isa Mustafës, me klanin e tij, të shantazhuar nga Hashimi, me dosjet e SHIK-ut, që kanë katandisur e përtokur Kosovën, për dy dekada radhazi”, potencoi analisti.Gjithashtu, Zeqiraj përmendi edhe lidhjen e Thaçit me Aleksandër Vuçiqin, ku tha se presidenti serb do ta ndjejë shumë mungesën e ish-presidentit të Kosovës.Analisti tregoi edhe personat të cilat janë shpresa dhe e ardhmja e Kosovës.“Presidenti serb do ta ndjejë shumë mungesën e Hashim Thaçit, me ekipin e tij, fort të dëgjueshëm. Vuçiq, intimisht, e vuri në dispozicion të komandantëve të UÇK-së edhe Listën Serbe. Por, jo edhe të Kurtit. Ishte shkathtësia e Kurtit dhe e Vjosës, më shokë, por, edhe mirëkuptimi i popullit, që e nxorën jashtë lojës Listën Serbe. Dhe, shanset janë për ta “djegur” edhe vet shelegun e dikurshëm të Millosheviçit, Vuçiqin. Albini me Sherifët tjerë luftarakë, si: Vjosa, Glauku, Donika, Saranda, Besniku, me shokë, si dhe kuadrot e bollshëm, intelektualë të kompletuar dhe atdhetarë të dëshmuar të LDK-së, janë e ardhmja dhe shpresa e Kosovës”.
Në fund, analisti Zeqiraj u shpreh i kënaqur me reagimin e gjermanit Christian Hoferer, kundër presidentit serb Vuçiq, për provokimin e tij, duke e vënë flamurin serb, mbi hartën e Kosovës.“Gëzon fakti se edhe bota demokratike, ka filluar ta njoh më mirë Serbinë dhe të reflektojë. Është mbresëlënës reagimi i gjermanit Christian Hoferer, kryetar i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetar federal i Rinisë Paneuropiane, kundër presidentit serb Vuçiq, për provokimin e tij, duke e vënë flamurin serb, mbi hartën e Kosovës. Zoti Hoferer shkon edhe më larg, kërkon hetim ndërkombëtar, për rolin e Vuçiqit gjatë luftës në Kosovë. Si Ministër i Informacionit, i Millosheviçit, gjatë vitit 1998-2000, përgjegjësia kri minale është faktike”, përfundoi Idriz Zeqiraj.