Mali i Zi i treti në Europë për prodhim e energjisë nga burime të rinovueshme, por i plotëson vetëm një pjesë të nevojave

Të shtunën, Mali i Zi ishte i treti në Europë për sa i përket energjisë elektrike të prodhuar nga turbinat e erës, dy parqet e erës malazeze Mozhura dhe Krnovo plotësuan 36% të nevojave energjetike, transmeton Gazeta Metro.

Nga 24 maji deri më 2 qershor 2019, për herë të parë, Mali i Zi prodhoi energji të mjaftueshme nga burime të rinovueshme për të përmbushur të gjitha nevojat.

Sipas të dhënave të Shoqatës për Energjinë e Erës në Europë “WindEurope”, dje Mali i Zi ishte vendi i tretë në Europë sipas përqindjes së energjisë së përfituar nga turbinat me erë.

Dy turbina me erë malazeze, Mozhura dhe Krnovo, kanë plotësuar dje 36% të nevojave të përgjithshme të Malit të Zi për energji elektrike.

“WindEurope” është shoqata e energjisë së erës në Evropë, dhe anëtarët e saj janë shoqatat kombëtare të energjisë së erës të të gjitha vendeve evropiane.

Mali i Zi aktualisht ka në sistemin elektro energjetik turbinën e erës së Krnovo, me kapacitet të instaluar prej 72 MW, dhe fermën me erë të Mozhurës, me kapacitet prej 46 MW, shkruan AJB.

Është planifikuar edhe një turbinë e re me erë

Plani është që të ndërtohet turbina e erës Gvozd, me një kapacitet të instaluar të vlerësuar prej 54 MW, ndërsa është planifikuar edhe ferma e erës Braići prej 100 MW.

Gjatë asaj periudhe, kur termocentrali i Pljevljës ishte jashtë funksionit, u prodhuan rreth 82 milionë KWh energji dhe u shpenzuan rreth 75 milionë KWh.

Suedia dhe Finlanda janë kampionët europian të cilat prodhojnë energji me burime alternative, e para plotëson rreth 60% të nevojave të saja, ndërsa e dyta rreth 45% të të gjithë konsumit të brendshëm energjetik, duke shfrytëzuar burime alternative dhe të rinovueshme./gazetametro.net