Dëme të shumta janë shkaktuar në qytetin e Gjakovës si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e shiut, transmeton Indeksonline
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, qytetarët tregojnë se dëmet kanë ardhur edhe për shkak të punimeve jo të duhura të kanalizimeve që janë bërë gjatë verës.
“Punimet kanë përfunduar, por puna nuk është bërë siç duhet, na është lënë e gjitha rruga në baltë. Gypat e kanalizimit janë lënë pa u montuar, është neglizhuar e gjithë puna dhe si pasoje e kësaj pas gjithë këtyre reshjeve të mbrëmshme gjithçka është dalë jashtë kontrollit. Shumë shtëpi janë përmbytur, edhe e gjithë lagjja është nën ujë”, ka shkruar një banore e lagjes Rezine në Gjakovë. /Indeksonline/