“Bashkimi Evropian ka përgatitur një dokument me 13 pika “për një marrëveshje kalimtare përfundimtare” në mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Fatmir Sheholli, Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, shkruan mediumi serb Danas, përcjell Periskopi.
Së fundmi, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, bëri një vizitë të paparalajëmruar në Kosovë ku u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për të caktuar një takim mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha Fatmir Sheholli për gazeten serbe Danas.
Lajçak erdhi dje në Kosovë për vizitë zyrtare dhe Sheholli tha se sipas njohurive të Institutit që ai udhëheq, është përpiluar një dokument i ri për “marrëveshjen kalimtare përfundimtare”.
“Ne kemi informata nga burime të sigurta perëndimore se Bashkimi Evropian ka përpiluar një dokument që përmban 13 pika të detajizuara për përmbajtjen e “marrëveshjes finale tranzicionale” në mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim implementimin e marrëveshjes në periudhë afatmesme”, tha Drejtori i Insititutit për Marrëdhënie Ndëretnike.
“Ne qartësisht jemi duke hyrë në fazën e një ofanzive diplomatike që do të rezultojë në një dokument që do të ketë kornizat e sakta të marrëveshjes në periudhën afatmesme, marrë parasysh që duket se asnjëra palë, as Prishtina dhe as Beogradi nuk janë të gatshme për konceptin e madh përfundimtar që do të zgjidhte një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës dhe Serbisë”, tha Sheholli. /Periskopi/