Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë keqkuptim sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.
Një komunikim që dukej i tensionuar ndërmjet dy liderëve të VV-së sot në Kuvend, u komentua gjatë ditës si një përplasje e mundshme mes Kurtit dhe Konjufcës, mirëpo Rexhaj ka thënë se ka qenë aty dhe i gjithë komunikimi ishte për rendin e ditës në Kuvend.
“Jo në asnjë mënyrë, gjithcka ishte njëfare bisede normale. Ishte hamendësim për rendin e ditës, kishte njëfarë konfuzioi për rendin e ditës. Gjithcka, realisht, u sqarua. Nuk ishte asgjë, sic u proklamua. Unë kam qenë në seancë, e kam përcjellë”, ka thënë Rexhaj në “DPT te Fidani” në T7.
Sipas Rexhajt, pse mund të jetë krijuar kjo përshtpyje, është sepse kryeministri Kurti zgjat dorën kur flet. Sipas tij, gjestikulacionet të llojit të Kurtit, mund të keqkuptohen,
“Kryeministri Kurti për aq sa e njoh flet me gjeste, e zgjat dorën. Kur je qeveri, opinion ka sytë tek ti. Një bisedë me zgjate dore, mund të keqkuptohet. Unë nuk e kam dëgju Glaukun duke thënë “unë e udhëheqi seancën”. Jo vetëm që s’e kam dëgju, por nuk ka thënë ashtu. Në asnjë mënyrë. Kryeministri flet me gjestikulacione, nuk ka asgjë të keqe fundja”, ka deklaruar ai.
Për deputetin, edhe po të kishte ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, kjo nuk do të ishte gjë e keqe.
“Edhe po të kishte mosmarrëveshje mes kryeministrit e kryetarit të kuvendit, cfarë do të kishte keq, e lëre më që nuk kishte”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress