Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbrëmë shkoi ta shikonte një film bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Shefi i Qeverisë u paraqit me veshjen që tash është bërë e zakonshme për të, pa harruar as kravatën. Konjufca, në anën tjetër, kishte zgjedhur të dilte pak jashtë këtij zakoni, shkruan Express.
Kryeparlamentari u paraqit me një bluzë të zezë mbi të cilën e kishte veshur një setër. Ndërsa poshtë, kishte veshur xhinse dhe kishte mbathur një palë patike “Adidas”.
“Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami”, shkroi Konjufca mbi fotografitë të cilat i publikoi vet në Facebook.