Mushkolaj: Shqipëria e paska ngrit pagën minimale nga 260 në 280 euro, e na hala 130/170 euro

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delinda Ibrahimaj sot pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar se paga minimale, sipas vendimit të fundit, shkon nga 32 mijë në 34 mijë lekë të vjetra.

“Nga ky vendim perfitojnë pensionistët, të cilët nga pensionet që do marrin në muajin tetor do të kenë një rritje të pensioneve në nivelin 9.5%. Paga minimale bëhet 34 mijë lekë. Ky është një vendim që prek mbi 200 mijë të punësuar nga kjo VKM e Këshillit të ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën sot ”, tha ajo.

E për këtë vendim të shtetit shqiptar ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.

Ai ka fajsuar Qeverinë Kurti rreth pagës minimale, duke i krahasuar pagat minimale të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shqipnia e paska ngrit pagën minimale nga 260 në 280 euro. Te na hala 130/170 euro. Super qeverisje”, ka shkruar ai.