Diplomati që punoi për Trumpin, John Bolton, ka thënë se gjatë kohës së Trumpi-t shpresonin që ta arrinin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Bolton avantazhin e arritjes së një marrëveshjeje e sheh për faktin se Joe Biden e njehë mirë Ballkanin Perëndimor
“Nëse zgjidhja e këtyre dallimeve të vazhdueshme mund të arrihet gjatë administratës së Bidenit, mendoj se kjo është në avantazhin e të gjithëve. Unë sigurisht shpresoja që ne do të jemi në gjendje ta bëjmë atë gjatë administratës së Trump. Nuk ndodhi”, ka thënë Bolton gjatë një interviste për Klan Kosovën.
“Por kjo nuk është një çështje politike për Shtetet e Bashkuara, jo në të vërtetë. Është një çështje se si të arrihen kushtet më të favorshme për paqen dhe stabilitetin në Evropë. Dhe mendoj se të dyja partitë politike këtu do të mbështesnin një marrëveshje që vetë palët do të ishin në gjendje ta arrinin”, ka shtuar ai.
Bolton nuk e përfundoi si të tërë mandatin si këshilltar i Trump-it. /Express