“E bëj për Zot”, mbi 20 vjet kujdeset për jetimët! Zonja Fikrije ka rritur mbi 15 fëmijë pa mbështetje prindërore.VIDEO

Semra dhe Metini janë fëmijë jetim, të cilët janë lënë në jetimore. Por, ata fare nuk e ndjejnë mungesën e prindërve, sepse ata i ka marrë nën përkujdesje zonja FikrijeArullai nga Shkupi, gjegjësisht nga fshati Moranë.Zoti e shperbleft per kete veper madheshtor Zonjen Fikrije Arullai

JETIMI ËSHTË I NDERUAR TEK ALLAHU XH.SH
All-llahu xh.sh në një hadith kudsi thotë: “Kush mundohet ta bëjë të kënaqur dhe ta qetësojë një jetim që është duke qarë, Unë dëshmoj, o melekët e Mi se do të jem jetimi i kënaqur me atë person.

Kush e përkdhel kokën e jetimit, për cdo fije floku ka nga një të mirë.Shtëpia më e mirë është ajo shtëpi, në të cilën nderohet jetimi,kurse shtëpi më e keqe është ajo shtëpi në të cilën përbuzet ai. Arij që përkujdeset për jetimin i mjafton kjo fjalë e Muhammedit a.s: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në xhenent kështu. “Dhe i bashkoi dy gishtat, treguesin dhe të mesmin.