Gjatë ditës së nesërme do të të mbahet takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj. Gazetari, Berat Buzhala e ka lutur Jasharajn që të mos intimidohet nga kreu i ekzekutivit, transmeton Gazeta Metro.
Buzhala e rekomandon që gjatë takimit t’i kujtojë Albin Kurtit edhe premtimet e tij gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Ai thotë se e drejta është në anën e Jasharajt dhe te kryeministri të shkojë për të gjetur një zgjidhje.
”Lutje per Rrahman Jasharajn: Shko te Albini me gjete zgjidhje, shume e keqe eshte gjendja per femijet. Mos u intimido prej Albinit, sepse e drejta eshte ne anen tande. Kujtoja Albinit prentimet kur ka qene ne opozite,” shkruan Berat Buzhala në Facebook.
Takimi mes Kurtit dhe Jasharajt është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Duke mos dhënë më shumë detaje, ai ka thënë se i kanë dërguar ftesë Këshillit Grevist të SBASHK’ut.
Ndryshe, greva e SBASHK’ut ka nisur më 25 gusht, duke lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës.
Kërkesat e tyre janë pagesa e 100 eurove për çdo muaj deri në miratimin e ligjit për pagat dhe pjesëmarrja e tyre në dialogun social. /gazetametro.net