Një ngjarje e pazakontë ndodhur në Greqi, ku një 26-vjeçar ka kyçyr të bijën e tij 20-muajshe në makinë, për tu larë në rehatinë e tij në det.
Mediet helene raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin e Heraklion. Ndërsa mësohet se foshnjën e vogël e ka shpëtuar roja i bregdetit që ndodhej atje.
Sipas medieve lokale, foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme, ndërkohë që oksigjeni brenda veturës ulej vazhdimisht.
Për fat të mirë roja i plazhit ka dëgjuar foshnjën dhe ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur hapjen e veturës për të nxjerrë beben nga atje.
Ndërkohë babai foshnjës është arrestuar, ndërsa fëmija, pavarësisht peripecisë, gëzon shëndet të mirë.Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të mëdha.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, një baba shqiptar u shpall fajtor sepse vajza e tij 6 vjece humbi jetën pasi u fut për të larë në det, ndërsa ai akuzohet se ai nuk kërkoi ndihmë.