Drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka komentuar paralajmërimin për vizitë në Kosovë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Sheholli në postimin e bërë në Facebook ka thënë se bashkë me institutin do të ia përkatitin një “mikëpritje” befasuese.
Ai po ashtu ka treguar se para dy muajve në mediat e Serbisë, Bërnabiqi e kishte sulmuar atë për një deklaratë që e kishte thënë në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Fatmir Shehollit:
“Këtë BËRNABIQKEN të shpallur person “non-grata” në Kosovëe që më sulmoi para dy muajve në media të Serbisë e që pushteti aktual i shtetit tonë Kosovës i aka lejuar vizitën për 5 shtator(E hënë), besoi e meriton me prit dikush i lartë nga Qeveria jonë. Më sulmoi në media se deklarova ‘Kur ta pranon Serbia shtetin e Kosovës, atëherë flasim për asociacionin”. Kjo, para jo shumë kohësh, deklaroi se ‘Shqiptarët janë njerëz të malit dhe egërsira’. Edhe Jabllanoviqi na patë quajtur ‘egërsira’ apo keni harruar! Do t’ia përgadisim si Institut(nëse nuk na pengojnë në veri) një “mikëpritje” befasuese”.