Zëdhënësi i AAK-së: Ende nuk kemi marrë ftesë nga Kurti për takimin me liderët opozitarë

Zëdhënësi i AAK-së, Lul Blaka, tha se partia ende nuk ka marrë ftesë nga Kurti për të diskutuar për takimin e fundit që pala kosovare ka pasur në Bruksel. Por, Blaka thotë se nëse një gjë e tillë ndodhë, do e shqyrtojnë.

“Nuk ka ardhur ndonjë ftesë nga Kurti, por nëse vjen, do e shqyrtojmë pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e Blakajt për Klan Kosova.

Kryeministri Albin Kurti ftoi sot në takim tre liderët e opozitës, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, për të diskutuar për takimin e fundit që pala kosovare ka pasur me atë serbe në Bruksel.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha Kurti përmes fjalimit të tij në mbledhjen e përgjithshme të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje.