Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i kishte dhënë një premtim ish-presidentit Hashim Thaçit.
Sipas tij, Grenell e kishte premtuar Thaçit imunitet të plotë ndaj Gjykatës Speciale në Hagë.
Por, ai shton se këtë premtim ia kishte prishur në atë kohë sekretari amerikan Pompeo.
Postimi i plotë:
Riki (Richard Grenell) i kishte premtur Hashim Thaçit imunitet të plotë ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale në Hagë, por ëndrren e këtyre dyve edhe të Ramës e Vuqiçit, Batonit, Vlorës… e prishi në atë kohë sekretari Amerikan Pompeo, me një flakareshë diplomatike për Hashim Thaçin, kur ky i fundit kur kishte marr vesh se po e burgosin edhe vet kishte tentuar me çdo kusht ta anulojë Gjykaten Speciale duke tentuar ta lenë fajtor në fund LVV… Loja e sekserit Enver Hoxha me Glauk Konjufcën!
Por sekretari Amerikan i kishte shkruar qartë se Gjykata nuk anulohet dhe ‘SHKO’ e përballu me drejtësinë, tregoje veten se jeni të pafajshëm (nëse je i tillë)!