Për dramën e krijuar sot me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic, reagim ka pasur edhe gazetari Berat Buzhala.
Buzhala ka qenë i ashpër me kryeministrin malazez, sidomos pas deklaratës së tij që arsyeja pse po dëshirojnë ta rrëzojnë është fakti se Abazoviq është shqiptar.
“Dritan Abazovic ka me hy ne histori si klloshari ma i madh i politikes ne Ballkan”, ka shkruar Buzhala në Facebook.
“Shihe tash, paska thane se dojne me rrezu se eshte shqiptar. E vellau ne biznes me dashnoren e Bernabiqit si cka?”, thotë gazetari duka ia përmendur një të vërtetë të hidhur Abazovicit.
Përndryshe, pritet që Abazoviq të rrëzohet sonte, përkundër përpjekjes për riformatizim të qeverisë.