Sprite nuk do të jetë më në shishe të gjelbër, kjo është arsyeja

Sprite, një nga markat e Coca-Cola, nuk do të jetë më në shishe të gjelbër. Më 27 korrik, kompania njoftoi se do të mbushet me shishe tërësisht transparente.

Arsyeja e deklaruar për këtë është përpjekja e Coca-Cola për të ndotur sa më pak mjedisin. Shishet plastike në përdorim aktualisht përmbajnë polietilen tereftalat jeshil (PET) – një aditiv që i bën shishet të pa riciklueshme. Kjo do të kontribuojë në uljen e sasisë së mbetjeve plastike.

“Ndërprerja e përdorimit të shisheve me ngjyra mundëson riciklim më të mirë. Shishet Sprite plotësisht transparente do të jenë të riciklueshme, duke kontribuar në ekonominë rrethore”, tha Julian Ochoa, drejtor i R3CYCLE, e cila ndihmon Coca-Cola me programin e saj të riciklimit.

Shishet do të kenë një formë tjetër dhe do të kenë një logo të ridizajnuar Sprite. Ngjyra e gjelbër dalluese do të mbetet në etiketë. U njoftua se shishet e gjelbra nuk do të përdoren më as për pije të tjera Coca-Cola.