Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kritikuar kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq,
Kraja ka thënë se Abazoviq, me qëndrimet e tij, po rreshtohet ka partitë që janë pro-serbe në Mal të Zi.
“Le ta qartësojë pozicionin e tij politik. Ka një kohë që është në të njëjtat valë me partitë politike pro-serbe të Malit të Zi. Ka qenë në koalicion me ta, është ndarë, por qëndrimet e tij janë të njëjta. Ato qëndrime janë pro-serbe dhe janë të komunitetit serb në Mal të Zi. Sa i përket Ballkanit të Hapur, janë e njëjta gjë. Sa i përket Demarkacionit, është e njëjta gjë. Nuk e di pse qenka nevoja që në Prishtinë të luajnë avokatin e tij”, tha ai.
“Origjina që është shqiptar, kjo është arsyeja pse kosovarët e mbështesin Abazoviqin. Por nuk është i vetmi. Është edhe ani në Australi me origjinë arbëreshe. Por cilat janë pikat e tij që e mbështesin apo jo Kosovën. Shikoni deklaratën e tij për demarkacionin dhe shikoni deklaratën e Gjukanoviqit. Pra shikojeni. Kjo pritej. Është më i afërt me partitë pro-serbe e pro-ruse se sa me të tjerët pro-perëndimor”, shton ai.
Tutje Kraja thotë se Gjukanoviq është më i afërt me shqiptarët dhe i ka shpërblyer ata për votën pro pavarësisë së Malit të Zi.
“E kam thënë edhe këtë. Mali i Zi është bërë i pavarur me ndihmën e pakursyer të shqiptarëve e boshnjakëve. Gjukanoviqi e di këtë. Le të heqim këto është i korruptuar e i pakorruptuar. Këtë meritë nuk mund t’ia mohojë askush. Ne si Kosovë kemi pasur një gjë që na ka interesuar, ka qenë raporti me shqiptarët. Gjukanoviq u ka dhënë të drejta. U ka dhënë përfaqësim. Tani në Mal të Zi, shqitparët nuk janë të koncentruar, por të shpërndarë. Ai i ka shpërblyer për këtë fakt. U gjeten në pzoitë në anën e drejtë edhe të historisë edhe të zhvillimeve. Këtë situatë, vjen një shqiptar dhe e përmbys. Ai e konteston demarkacionin dhe krijon probleme me Ballkanin e Hapur. Nëse Mali i Zi nuk ksuhtëzon me gjtihëpërfshirje, do të ketë probleme. Prozita e Abazoviqit është shumë më e disfavorshme se sa pozicioni i Gjukanoviq dhe kjo është cinike”, përfundoi ai. /Gazeta Express/