Shkolla e vjetër në fshatin Arllat ka nisur të rrënohet.Banorët e atij fshati të Drenasit po ankohen se kjo shkollë është përdorur gjatë luftës nga UÇK-ja, por edhe ka histori, meqë është e para në Drenicë.
Bile ankohen se nuk janë pyetur nga askush për këtë rrënim.
Por, krejt ndryshe thonë në Komunën e Drenasit, që sipas tyre, pikërisht rrënimi u bë me kërkesë të qytetarëve, meqë ndërtesa e vjetër gati njëshekullore rrezikonte komunitetin.