Anija lundruese e shpimit për hidrokarbure “Abdulhamit Khan” po shkon drejt lokacionit Yörükler-1, që ndodhet 55 kilometra në jug të rajonit të “Gazi Pashës” në Turqinë jugore, siç njoftoi sot Erdogan.
Rexhep Tajip Erdogan ishte në zonën përballë platformës së shpimit , ku mbajti fjalimin e tij. Pak më parë, Erdogan fluturoi me avionin presidencial mbi anije, duke postuar edhe një foto në Twitter.
Presidenti turk e quajti Abdulhamid Khan një simbol të Ankarasë në sektorin e energjisë.
“Turqia”, vuri në dukje ai, ka një flotë shpimi “të rrallë” në botë, me anijet Fatih, Kanuni, Yavuz dhe Abdul Hamid Khan. Sipas Erdogan, Turqia ndodhet në zonën e kërkimit të gazit me katër anijet e saj shpuese dhe dy anije të vëzhgimit sizmik.
Ekuipazhi është nisur drejt Mesdheut, ku sipas presidentit Erdogan, Turqia po kryen operacione kërkimi dhe shpimi në zonat “brenda juridiksionit të saj”.
”Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë,” tha ai.
Dhe më tej ai theksoi se “ne do të dërgojmë anijen Abdulhamid Khan në depozitën Yörükler-1 , 55 kilometra jashtë “Gazi Pashës”. Pusi Yörükler-1 është hapi i parë i planit tonë gjithëpërfshirës të biznesit në Mesdheun Lindor.”
Presidenti turk inspektoi platformën e shpimit dhe pasi diskutoi me zyrtarë. Presidenti turk tha se vendi i tij tani është një nga vendet e pakta në planet që mund të kryejë shpime vetë: “Ne kemi një flotë unike dhe me përgatitjet e duhura kemi shpuar në Mesdhe dhe Detin e Zi. Nuk është e lehtë të gjesh depozita, por sa më shumë të shikojmë, aq më shumë ka gjasa të zbulojmë. Ne do të paraqesim rezultatet përfundimtare të shpimeve në Detin e Zi deri në vitin 2023”, shtoi ai.