Plas edhe jashtë BBVK 5/ Pas deklaratave të Arlindës për Shqiponjën, reagon ashpër stafi i banores!

Deklaratat e Arlindës në “Big Brother VIP Kosova 5”, lidhur me jetën private dhe orientimin seksual të Shqiponjës, kanë sjellë një reagim të fortë edhe jashtë shtëpisë.

Përmes një postimi në InstaStory, stafi që menaxhon rrjetet sociale të Shqiponjës ka kundërshtuar pretendimet e Arlindës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të pavërteta.

 

“Shqiponja nuk ka asnjë detyrim të japë llogari për jetën e saj personale, e aq më pak të bëhet objekt i aludimeve, paragjykimeve dhe pretendimeve të pavërteta”, thuhet në reagim.

 

Stafi ka theksuar gjithashtu se orientimi seksual, real apo i supozuar, nuk përbën fyerje dhe nuk përcakton vlerën e asnjë individi.

Ndër të tjera, ata i kanë kërkuar Arlindës që çdo paqartësi ta diskutojë drejtpërdrejt me Shqiponjën, në vend që të bëjë deklarata publike që krijojnë hapësirë për spekulime.

Mbetet për t’u parë nëse stafi i Arlindës do t’i përgjigjet këtij reagimi dhe nëse përplasja mes dy banoreve do të marrë një tjetër drejtim.