“E kam përjetuar që 14 vjeç”/ Ish-banori i BBVK rrëfen për herë të parë ngjarjen e trishtë, ja çfarë zbulon

Një histori personale që deri më tani nuk e kishte ndarë me publikun.

 

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Adrian Kalanderi, ka vendosur të flasë hapur

për një periudhë të vështirë të adoleshencës, kur është përballur me paragjykime

 

dhe bullizim për shkak të mënyrës se si fliste.

I ftuar në emisionin “Big Cast”, Adriani u ndal jo vetëm te eksperienca e tij në reality show,

 

por edhe te një plagë e së kaluarës që, siç duket, ka lënë gjurmë në jetën e tij.

Ai tregoi se gjithçka kishte nisur kur ishte vetëm 14 vjeç, duke përjetuar ngacmime për shkak të vështirësive që kishte me gjuhën.

 

Ish-banori theksoi se kjo është një çështje që meriton më shumë vëmendje dhe se njerëzit duhet të reflektojnë për mënyrën se si i trajtojnë të tjerët.

“Gjuhën e kam pasur pak problem. Dua t’u tregoj të gjithë shikuesve se kjo nuk është një temë e vogël dhe t’u tregoj njerëzve gjithmonë se si duhet të sillen”, u shpreh ai.