Dy fotografi të vjetra të Antoneta Koçit po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother VIP Kosova 5”.
Në njërën prej fotografive, moderatorja shfaqet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë, ndërsa qëndron me kokën mbështetur në dorë.
Në fotografinë tjetër, Antoneta shihet e veshur me të kuqe, teksa pozon në mënyrë lozonjare me një laps mes dhëmbëve.
Fotografitë tregojnë një Antonetë shumë vite më parë, ndërsa pamja e saj ka tërhequr vëmendjen për natyralitetin dhe ëmbëlsinë që e karakterizojnë edhe sot.
Kujtojmë se Antoneta është një nga banoret e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ku ka spikatur me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe mënyrën e hapur të komunikimit.
Ndërkohë, këto imazhe të së kaluarës u japin ndjekësve mundësinë të shohin si dukej moderatorja shumë kohë përpara se të bëhej pjesë e spektaklit.